Vendosni fjalën kyçe....

Besa Shahini: Shkollat mbyllur deri më 23 mars për shkak të koronavirusit


Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në vend, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka sqaruar se ky vendim është i vlefshëm deri në datën 23 mars. Më pas do të shikohet situata me koronavirusin në vend.

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.”– shkruan ministrja Shahini.

Ajo thotë se fëmijët nuk janë të rrezikuar nga koronavirusi, por mund të jenë bartës dhe për këtë arsye do të pezullohet mësimi. Ajo shton se më vonë gjatë ditës do të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje mbi masat e marra për frenimin e koronavirusit në vend.

“Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:
• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;
• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;
• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve.

Për më shumë informacion, pak më vonë do të mbaj një konferencë për shtyp.”- thotë Shahini.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *