Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp me mediat njoftoi masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.
Duke theksuar besimin tek personeli mjekësor dhe infermerior për përballimin e kësaj COVID-19, Manastirliu renditi urdhrat e nxjerrë për përballimin e koronavirusit të ri.
‘Kemi vendosur Mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike për një përiudhë dy javore. Kemi vendosur mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore, konferenca, deri në datën 3 prill. Anullimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo ta hapura të tilla si koncerte, tublime dhe dëgjesa publike, deri në datën 3 prill’, bëri të ditur ministrja.
‘Kemi nxjerrë sot një udhër të ri që ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar këtu të gjitha ato ndërhyrje operatore të cilat kanë lidhje me patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për sa i përket shërbimeve kirurgjikale të urgjencave. Nuk do të cënojmë shërbimin e kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëvë’, tha Manastirliu.
Një urdhër tjetër që Manastirliu bëri të ditur është ndalimi i përkohshëm i shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve në ambientet e institucioneve të kujdesit shëndetësor
‘Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore, në instituticonet e kujdesit shëndetësor, do të ndalohet përkohësisht hyrja e shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve më përjashtim të rasteve kur një kërkesë vjen nga drejtoria spitalore apo sherfi i shërbimit të spitalit. E njëjta gjë do të ndodhë jo vetëm në shërbimin e urgjencës por edhe në spitalet e tjera që janë pjesë e korpusit të spitaleve siç është rasti i spitalit infektiv në QSUT. Por kjo do të jetë një normë për të gjitha spitalet’, tha Manastirliu.
Duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, Manastirliu sqaroi se të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, do të vetëkarantinohen me detyrim për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre dhe do të merren masa në rast të thyerjes së karantinimit, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
Në fund të fjalës së saj Manatirlu ka bërë një apel për qytetarët për zbatimin e masave të dhëna nga ekspertët.
‘Kam një apel për qytetarët, të respektohen masat e rekomanduara. Na duhet të bëjmë një pakt me ju, një pakt me qytetarët për t’u përballuar me këtë betejë dhe për tja dalë me këtë betejë. Të gjitha rekomandimet që japin institucionet duhet të zbatohen me rigorozitet‘, apeloi ministrja.