Ministrja e Arsimit, Shahini, ka dalë në një konferencë për shtyp duke konfirmuar vendimin që mori kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë.
Ajo tha se shkollat do jenë të pezulluara deri më 23 mars e më pas do vendoset në varësi të situatës.
Ajo shtoi se mësuesit do i orientojnë nxënësit që të mësojnë nga shtëpia me anë të telefonave.
Shahini theksoi gjithashtu se mësuesit mund të përgatisin mësimin me anë videosh e të shpërndahen në rrjetet sociale duke përdorur klasat virtuale.