Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e marra pas zbulimit të dy rasteve me koronavirus në vend.
Drejtoria ka ndaluar lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut.
Po kështu është ndaluar lëvizja me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe mjeteve në linjën Durrës-Ankona-Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.
Ndërkohë të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.
Njoftimi
Drejtoria e Përgjithshme Detare
Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe mjetet e transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italisë.
Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se:
- Ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së Veriut;
- Ndalohen të gjithë lëvizjet me mjetet e transportit detar të pasagjerëve dhe/ose mjeteve në Linjën Durrës-Ankona- Durrës dhe Durrës-Trieste-Durrës.
- Të gjitha mjetet e transportit detar që kanë destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë nuk do ju lejohet zbrita e ekuipazhit nga anija në portet përkatëse.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për zbatimin e këtij kufizimi për mjetet e transportit detar nga portet e sipër përmendura, deri në një njoftim të dytë.