Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Të merren të gjitha masat, duhen fonde, organizim e higjienë maksimale


Petrit Vasili ka deklaruar nga selia e LSI-së, se duhen marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur përhapjen e gjerë të koronavirusit dhe për të ulur dëmet prej tij.

Në një deklaratë nga selia e LSI-së, Vasili theksoi se për të fituar betejën me virusin organizimi e profesionalizmi janë masat e duhura.

Ai bëri thirrje për higjienë maksimale sidomos në spitale e qendra shëndetësore, duke i bërë thirrje qeverisë që të marrë të gjitha masat e nevojshme si nga pikëpamja financiare ashtu edhe ajo organizative.

‘Moment që kërkon profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e duhur për të përballuar këtë situatë. Në këtë moment kryefjala  e çdo veprimi është profesionalizmi. Këtë betejë me koronavirusin e fiton organizimi i mirë. Sigurisht, çdo masë që merret nga autoritetet shëndetësore është e mbështetur nga ne. Janë masa standard që aplikohen në Shqipëri sipas një rregulli që po zbatohet në vende të tjera. E veçanta qëndron që këto masa të zbatohen me përpikmëri. Fronti e kësaj lufte e mban personeli mjekësor.

Nuk duhet të kursehet asgjë nga pikëpamja financiare për të siguruar mjetet mjekësore që i duhen personelit mjekësor, pasi e gjithë kjo armatë do të jetë në vijën e parë. Të gjithë jemi objekte dhe subjekte në një sitautë e cila na intereson dhe na efekton të gjithëve. Duhet ta konsiderojmë veten në emergjencë sanitare maksimale. Vetëkënaqja me idenë që rastet janë të pakta mund të na fusë në qorrsokakak.

Spitalet dhe qendrat tona shënetësore duhet të ndrijnë. Nuk ka formula të jashtëzakonshme vetëm zbatim të protokolleve. Besimi ynë është i plotë në respektimin e këtyre protokolleve nga kolegët tanë. Nuk duhet neglizhuar asnjë elementë. Sot thirrja ime si profesionist i fushës është qetësi për qytetarët dhe respektim i çdo rregulli. Asnjë lloj qëndrimi aventuror do të ishte një vetëvrasje. Duk respektuar rregullat do arrijmë të kalojmë këtë situatë të vështirë. Lajmet nga Kina tregojnë që epidemia atje ka rënë në mënyrë drastike. Duhet të përballemi me seriozitet me këtë problem akut.’ – tha ndër të tjera Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *