Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali. Numri i përgjithshëm ka shkuar në 463 persona ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 97 viktima.
7985 persona janë prekur ndërsa 724 janë shëruar.
Italia është vendi më i prekur deri më tani në Evropë ku edhe numri i viktimave po shtohet ndjeshëm.