Vendosni fjalën kyçe....

Basha tregon kutinë: Qeveria ka shpërndarë maska të skaduara për personelin mjekësor


Kryedemokrati Basha ka akuzuar qeverinë për mosmarrjen e masave ndaj koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, ai tha se qeveria i ka shpërndarë personelit mjekësor maska të skaduara duke rrezikur jetën e tyre por duke i kthyer ata në burim të përhapjes së virusit edhe te qytetarët.

‘Të dashur qytetarë. Sot nuk është koha për panik, pasi nëse vihemi në panik nuk do kujdesemi as për veten tonë as për familjarët tanë. Nëse vihemi në panik nuk do të mund të kujdesemi as për veten tonë, as për familjarët tanë dhe kryesisht për të moshuarit, që kanë më shumë nevojë. Është shumë e rëndësishme që të ndiqen me përpikëri këshillat e mjekëve, duke shmangur sa të jetë e mundur grumbullimet. Mburoja e vetme kundër këtij virusi janë shërbimet shëndetësore. Dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm. Personeli shëndetësor rrezikon me maska të skaduara. Ata kthehen në viktimat e para dhe transmetues të virusit te qytetarët. Kjo është papërgjegjshmëri totale.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *