Vendosni fjalën kyçe....

Rama ka një ftesë për Bashën, sqaron edhe akuzat për maskat


Kryeministri Rama i bëri thirrje opozitës që t’ia bashkëngjisë ekspertët e saj sistemin shëndetësor për të luftuar së bashku koronavirusin.

Kreu i qeverisë sqaroi edhe akuzat e Bashës lidhur me maskat e skaduara.

Ai tha se maskat mund të përdoren gjerësisht nga qytetarët dhe personeli mjekësor që nuk është në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit pavarësisht se janë skaduara.

Kreu i qeverisë tha se kreu i opozitës, Basha, u nxitua sot të përhapte panik nëpërmjet dezinformimit.

‘Ne vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet, çerdhet, universitetet. Jo për t’u dhënë vajzave e djemve dy javë leje për të shkuar në disko, por është kohë lufte. Të gjithë të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund t’i ndodhë shëndetit të njerëzve tanë. Është një luftë me një armik të padukshëm.  Numri i të prekurve është rritur dhe janë dhjetë. Tetë janë të lidhura me dy rastet e para dhe janë kontaktet e babë e bir ndërsa janë edhe dy të tjerë. Të gjitha janë të importuara nga Italia.duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë ishte e pashmangshme që të ndërtonin skenarët e një vendi fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Basha nxitoi të nxiste panik nëpërmjet dezinfektimit. Shqipëria nuk ka nevojë për task-forca paralele. Nuk nxjerrim gjë prej tyre përveç bojës sonë. Nuk kemi aq shumë ekspertë sa të bëjmë task-forca paralele. Në Itali sistemi kolapsoi dhe u kthyen sërish në punë mjekët e infermierët në pension. Ekspertët e opozitës të bashkohen me sistemin shëndetësor. Çfarë është kjo. Një degëzim i helmatisur në kushte paqeje. Maskat e shpërndara për personelin mjekësor në spitale e qendrat shëndetësore që nuk janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.  Maskat mund të përdoren gjerësisht nga të gjithë dhe nuk përdoren vetëm në sallat operatore për shkak se nuk ofrojnë mbrojtje 100% gjatë operacionit mbi një trip njerëzor.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *