Vendosni fjalën kyçe....

Merkel: 60-70% e gjermanëve mund të infektohen me koronavirus


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë një parashikim të frikshëm, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% e popullsisë gjermane mund të preket nga koronavirusi.

Gazeta Bild shkruan se kishte heshtje në grupin parlamentar gjatë kësaj mbledhjeje.

 “Me coronavirusin ne po përballemi me një sfidë që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Varet vërtet nga ne. Barra kryesore i takon Jens Spahn. Ai e bën punën vërtet mirë. Kjo është gjithashtu një nxitje për të ardhmen e afërt. Sepse kriza natyrisht nuk ka mbaruar ende” -shtoi Merkel.

Kancelarja në ditët e kaluara ishte informuar vazhdimisht nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn (dhe mbi të gjitha nga Ministrin e saj të Kancelarisë Helge Braun. Ajo theksoi se edhe më shumë evente do të duhej të anuloheshin për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

“Gjermania padyshim do të vazhdojë të luftojë me virusin për një kohë të gjatë, kështu që tani është e rëndësishme që faza e përhapjes të mos fitojë shpejtësi. Kjo është mënyra e vetme që mund të merren masa shoqëruese dhe shpresojmë që të bëhen efektive.”– tha Merkel.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, konfirmoi analizën e Kancelares.

“Duhet të presim infektimin e 60 deri në 70 përqind të popullsisë, nëse nuk do të jetë e mundur të zhvillohet dhe të përdoret një vaksinë paraprakisht.”– tha ai.

Ministri theksoi se 80 përqind e të gjithë personave të infektuar do ta kalonin epideminë me pothuajse asnjë simptomë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *