Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë


Presidenti Meta ka dekretuar tre emrat e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Sipas kreut të shtetit, miratimi pa humbur kohë i tre emrave të propozuar nga KLGJ-ja, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Njoftimi i presidentit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:

Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj’;

Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe’;

Dhe

Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 ‘Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda’;

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

Zotit Sokol Sadushaj;

Zotit Ervin Pupe;

Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *