Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Lulëzim bëj më shumë se propaganda, nis me mbylljen e call-center-ave të partisë tënde


Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili i kërkoi qeverisë të marrë masa duke i propozuar ndër të tjera edhe mbylljen e bizneseve në fushën e “call-center-ave”.

Braçe duke shpërndarë disa foto nga call-center-at i kërkon Bashës të fillojë duke mbyllur ata që ai i konsideron se janë të partisë që kryedemokrati drejton.

Madje më tej Braçe ironizon me Bashën duke i kërkuar që të bëjë më shume se propaganda dhe se gënjeshtrat kjo e fundit lidhur me përgënjeshtrimin që Ministrja e Shëndetësisë i bëri deklaratave të mjekut Ilir Allkja.

Postimi i plotë:

LYREZIM,
PERPIQU ME SHUME,
BEJ ME SHUME SE PROPAGANDA,
BEJ ME SHUME SE GENJESHTRA!

NISE NGA CALL CENTER-t E TU,
PRONA TE PARTISE TENDE!

HIQ DORE NGA LUFTA PER PUSHTET DUKE ABUZUAR ME NDJESHMERINE E NJEREZVE PER SIGURINE E JETES SE TYRE;

HIQ DORE NGA LUFTA KUNDER SISTEMIT SHENDETESOR,
KUNDER MJEKEVE E INFERMIEREVE NE DETYRE E BETEJE!

Lyrezim Basha ishte i shqetesuar sot per call center-at, punetoret e sigurine e tyre; shume mire!

Urdheroni, ne kohe reale ky eshte nje call center i partise se tij;
NE PUNE DHE PA MASAT E KERKUARA SOT NGA QEVERIA:
1.5 METER LARG NGA NJERI TJETRI!

Filloje ketu Lyrezim!
Ke mundesi ta besh!
Boll me rrenat e dy diteve me pare kur puna medemek ishte nderprere!

Lyrezim Basha ishte sot i shqetesuar per ekonomine e prekur ne “zonat e prekura nga virusi”; Dhe ketu nis e njejta kenge:
MOS PAGUANI ENERGJINE, UJIN, TAKSAT!;
Bie shi propozon kete, ngroh shume dielli propozon kete, del diku prroi e zmadhon zonen e propozon kete, nuk eksportohet domatja propozon kete,
ka vape lopa e sben aq shume qumesht propozon kete, tani preken 15 vete ku shumica jane kontakte te nje njeriu te vetem propozon perseri kete!

Perpiqu pak me shume cun, meso nje kenge tjeter!

E fundit, pasi sulmoi dje barbarisht mjeket e vijes se pare te betejes ne tv e studiot e tij,
patjeter sot, propaganda e tij kishte nevoje per mjeke qe ankoheshin ndaj qeverise, pjese e betejes se tij te ndyre per pushtet;

Perpiqu me shume Lyrezim!
Personazhet e tu identifikohen kollaj, hem si mashtrues, hem si partiake!

Ne fillim qe pensioniatja Vera, pastaj atudenti Asllan,
sot doktor Iliri i veshur koke e kembe sic duhet,
madje duke i bere reklame, por qe tek teksti per te lexuar ankohej se e kishin lene me breke e kanatjere!

Boll me luften banale politike!
Nese ke takat te ndihmosh njerezit qe kane nevoje beje!

Por harroje, nuk ke per ti kontrolluar kurre dot ti dhe sAli Biologjiku, duke i kallur tmerrin!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *