Koronavirusi ka prekur dhe aktorin Tom Hanks dhe gruan e tij Rita. Ankthi është i madh, e megjithatë Tom Hanks arriti ta japë lajmin në mënyrën më të qetë të mundshme duke dhënë dhe një mesazh për të tjerët.
Aktori përshkruan natyrën e simptomave të tyre, duke shpjeguar se si u diagnostifikuan gjatë qëndrimit në Australi. Ai tregon se do të respektojë rregullat e sigurisë publike, duke nënkuptuar se do të qëndrojë i vetëkarantinuar dhe duke dhënë dhe një mesazh për publikun.
“Përshëndetje, njerëz. Unë dhe Rita jemi këtu në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe kishim pak dhembje trupi. Rita kishte disa të dridhura që vinin e iknin. Pak ethet gjithashtu. Për t’i bërë gjerat sicc duhet, siç është e nevojshme në botë tani, ne u testuam për koronavirus dhe dolëm pozitivë.
Epo, tani. Çfarë të bëjmë tjetër? Zyrtarët e Mjekësisë kanë protokolle që duhen ndjekur. Ne Hanks-at do të testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për aq kohë sa kërkojnë Shëndeti dhe Siguria Publike.
Ne do ta mbajmë botën të azhurnuar. Kujdesuni për veten”– shkruan Hanks.
Këtë mesazh, aktori e shoqëron me një kosh mbeturinash ku ka hedhur një palë doreza të përdorura.