Kallëzohet penalisht në Prokurori një tjetër kryebashkiak i Partisë Socialiste, ai i Memaliajt Gjolek Guci.
Këtë radhë nuk është Partia Demokratike që ka ngritur padinë, por një qytetar.
Shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë, e ka akuzuar kryebashkiakun për shpërdorim detyre, pasi ka hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe pa i bërë kompensimin përkatës. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.