8 raste të reja me koronavirus, i njohur ndryshe si COVID-19, janë konfirmuar ditën e sotme në vend. Lajmi është dhënë nga numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, në një konferencë shtypi.
Sipas njoftimit nga 145 testime që janë kryer 24 orët e fundit, janë zbuluar 8 raste të reja, 2 në Durrës (kanë pasur kontakt me 73-vjeçaren që ndërroi jetë dje), 2 në Rrogozhinë, 1 në Elbasan e 3 në Tiranë.
Të gjithë të prekurit pretendohet se kanë histori udhëtimi me Italinë. Nga konferenca e paradites së djeshme për mediat te e sotmja, brenda 24 orëve rastet e të prekurve me koronavirus thuajse janë dyfishuar duke shkuar nga 12 në 23.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 5 nga të prekurit jan shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku bëjnë pjesë 3 rastet e para, një 31-vjeçar nga Tirana dhe një 45-vjeçare nga Rrogozhina.
Ndërsa 18 të prekurit e tjerë, po sipas Rakacollit 18 të prekurit e tjerë janë në gjendje të stabilizuar e janë në vetëizoluar në shtëpi.
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast