Vendosni fjalën kyçe....

“120 milionë euro për 10 oligarkë, 3 milionë euro për COVID-19” – Propozimet e Bashës për qeverinë


Kreu i Partisë Demokratike ka bërë sot të tjera propozime për përballimin e COVID-19.

Pas propozimeve të bëra ditët e fundit në sektorin e shëndetësisë dhe atë të ekonomisë, Basha, i kërkoi sot qeverisë rishikimi e buxhetit të vitit 2020.

Ai tha se fondet duhen alokuar për përballimi e kostove për testimet e personave që mund të jenë prekur nga COVID-19, numri i të cilëve është rritur dhe pritet të rritet dita-ditës.

Propozimi tjetër ka të bëjë me rritjen e fondeve për mbrojtjen shëndetësore ë tërësi si dhe të fondeve për mbrojtjen sociale ndaj moshës së tretë.

‘Qeveria ka planifikuar 40 here me shume fonde për oligakarkët sesa për luftën kundër koronavirus.

PD propozon rishikimin e menjëhershëm të buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të “pacientit 0” dhe pritet të rritet dita-ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë!

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin: 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.’ – shkruhet në propozimet e selisë blu të publikuara nga Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *