Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet pasagjeri në Belgjikë, lëpiu gishtin dhe leu me pështymë tubin e trenit (VIDEO)


Një djalë i ri në  Belgjikë është arrestuar, pasi është filmuar duke bërë një gjest të shëmtuar në tren për të përhapur koronavirusin.

Një përdorues i rrjeteve sociale ka publikuar një video, ku shfaqej një djalë, i cili heq maskën, lëpin gishtin dhe e fshin atë në tubin e trenit të mbushur plot me pasagjerë.

Autoriteti i transportit në Belgjikë, iu përgjigj postimit duke thënë se personi që shfaqej në video ishte i dehur dhe ishte arrestuar nga policia.

“Burri i dehur u arrestua nga policia dhe shërbimi ynë i sigurisë. Treni i metrosë u tërhoq nga shërbimi për t’u dezinfektuar. Ju falënderoj për mesazhin tuaj. Metrotë tona pastrohen çdo ditë. “– thuhej në deklaratë.

Siç shkruan gazeta  Independent, përdoresit e rrjeteve sociale janë shokuar kur kanë parë videon dhe i bënin thirrje njëri-tjetrit të mos preknin shufrat metalike në trena më.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, koronavirusi mund të përhapet përmes piklave të kollitjes apo tështimave dhe mund të jetojë në çdo sipërfaqe, nga disa orë në disa ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *