Rojet kufitare indo-tibetiane kanë përdorur një taktikë të veçantë për të trembur majmunët e bezdisshëm.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregohet sesi ushtarët vishen me kostume arinj për të trembur tufat e majmunëve.
Videoja e publikuar është marrë në kampin Mirthi ITBP në provincën Uttarakhand të Indisë lindore, ku tregohen rojet kufitare që përdorin mënyrën e pazakontë për të trembur majmunët.
Me sa duket, fjala mori dhenë se shumica e majmunëve janë veçanërisht të frikësuar nga arinjtë e më pas një eksperiment i ngjashëm, shumë i suksesshëm u krye në Aeroportin Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad.