Vendosni fjalën kyçe....

Spanja e Franca pasojnë Italinë, lajmërojnë marrjen e masave për të përballuar koronavirusin


Teksa Italia ka kohë që ka marra masa tejet të forta duke futur në karantinë një pjesë të madhe të vendit për shkak të numrit të madh të viktimave nga koronavirusi, masa të ngjashme po marrin edhe vendet e tjera të fuqishme të BE-së.

Hungaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë edhe Spanja.

Kryeministri spanjoll, Sanchez, deklaroi se kjo është vetëm faza e parë emasave teksa vendi iberik ka më shumë se 4200 raste me 120 vdekje.

Shkollat janë mbyllur në mbarë Spanjën ndërsa qytetet kryesore do mbyllin baret, restorantet, palestra etj. Masa të jashtëzakonshme do merren edhe nga Franca.

Duke nisur nga e hëna, Franca do mbyllë kishat, kopshtet, shkollat e universitetet për një periudhë të pacaktuar.

Presidenti Macron tha se të gjitha ata punonjës që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi do kompensohen financiarisht nga qeveria. Deri tani Franca ka 61 viktima nga Covid-19 ndërsa raste të konfirmuara janë 2860.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *