Vendosni fjalën kyçe....

“Ndjehem mirë” – Kryeministri kanadez në vetëizolim pasi bashkëshortja u prek nga koronavirusi


Kryeministri kanadez, Trudeau, nuk e ka konfirmuar nëse ai ishte testuar për Covid-19, por tha se ai nuk ka simptoma të virusit dhe se ndjehet mirë, ndërsa foli nga shtëpia e tij ku është vetëkarantinuar pasi gruaja e tij doli pozitiven në testin e Covid-19.

Trudeau iu drejtua kombit nga vendizolimi në ‘Rideau Cottage’, ku qëndron bashkë me bashkëshorten e tij të sëmurë.

Sophia Gregoire Trudeau thuhet se filloi shfaqjen e simptomave të mërkurën në mbrëmje pasi u kthye nga një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar dhe menjëherë kërkoi testimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *