Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Facebook-u jep direktivën e radhës: Kompanitë prodhuese të sigurojnë autobusët dhe standardet e sigurisë për punonjësit


Kryeministri Edi Rama tashmë duke nxjerrë urdhra nga Facebook-u për shkak të karantinimit kërkon që firmat prodhuese të sigurojnë autobusë për transportin e punonjësve si edhe të sigurojnë standardet e sigurisë në vendet e punës .

Kompanive sipas urdhrit të ri u duhet që të akreditojnë mjetet e trasnportit qoftë autobusë apo mjete prive në adresën e e-mail-it policiarrugore@gmail.com.

Nga nesër do qëndrojnë të mbyllura edhe baret dhe restorantet në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i plote:

🔴 TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

policiarrugore@gmail.com

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:

0694122223

0694122224

🔴 TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

🔴 NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

🔴 LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *