Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi mbyll dhe kufirin me Kosovën


Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Policia Kufitare ka lajmëruar mbylljen e kalimit në drejtim të Kosovës në të gjitha pikat.

Në Kosovë do te lejohen të hyjnë vetëm, ambulancat, makinat e mallrave dhe makinat qeveritare si edhe shtetasit e Kosovës që qëndrojnë në Shqipëri apo shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:
Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.

Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *