Në daljen e sotme për publikun nga shtëpia, Kryeministri Edi Rama pasi mbajti një leksion mbi koronavirusin lajmëroi se do ndalohet frekuentimi i Liqenit të Tiranës si edhe çdo zonë e ngjashme në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Një masë kjo akoma më drastike pas ndalimit të bareve, restoranteve dhe vendeve ku grumbullohen njerëz.
“Ndalojmë frekuentimin në liqenit e Tiranës dhe në të gjitha zonat e tilla në çdo qytet, sot kemi n38 persona të identifikuar, 12 të shtruar në spital, 2 prej tyre në reanimacion dhe një 65 veç mbahet me frymëmarrje të drejtuar nga apartura”- tha ai, duke shtuar se “Me e keqja s’ka ardhur akoma. As që nuk dua t’ju fus frikën që t’ju shqetësoj sot. Do ndaj me ju çdo të vërtetë që çdo ekspert ndan me mua ne kohë reale. Unë nuk jam ekspert, por nuk ju them asgjë pa marrë aprovimin e tyre. Marr konfirmimin për çdo gjë që ua përcjell juve. Dhënia e të vërtetës është përgjegjësia parësore, dhe kjo është përgjegjësia ime” -tha Rama.