Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Ramës: Mbro personelin mjekësor, ndryshe kalojmë në kolaps total


Partia Demokratike i ka bërë thirrje sërish sot qeverisë që të marrë masa për mbrojtjen e personelit mjekësor.

Në deklaratën e selisë blu theksohet se qeveria duhet t’i japë fund papërgjegjshmërisë së deritanishme që ka çuar në futjen në karantinë të një numri të madh mjekësh në Durrës, Berat e Fier.

PD-ja thekson se edhe pse është bërë thuajse një javë nga shfaqja e koronavirusit, qeveria ende s’i ka marrë masat e duhura.

‘Pas mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit dhe Beratit, sot media raporton se edhe mjekë dhe infermierë në Spitalin e Fierit, janë futur në karantinë, për shkak se i kanë shërbyer personave të prekur nga koronavirus pa mjetet e nevojshme mbrojtëse. Po bëhet 1 javë që kur është konfirmuar rasti i parë me koronavirus, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë që të përmbushë kërkesën kryesore për të pajisur me mjetet mbrojtëse të gjithë personelin shëndetësor në vend.  Shqipëria ka personel të kufizuar shëndetësor dhe nuk kemi luksin që ata të futen në karantinë. Nëse kjo ndodh masivisht, bie muri mbrojtës mes qytetarëve dhe virusit të rrezikshëm. Mjekët nuk do të jenë në gjendje të trajtojmë qytetarët e sëmurë.’ – thuhet në deklaratën e PD-së.

PD-ja i kujton qeverisë mbrojtja e personelit mjekësor është detyrim ligjor ndërsa shton se nuk është koha që të shfaqë syilin e tij luksoz të jetë por të marrë masa për 300 mijë shqiptarë që mezi ushqehen.

‘Kjo nuk është koha që kryeministri të shfaqë stilin e tij luksoz të jetesës, me dieta ku konsumohen 2 vakte në 8 orë. Janë të paktën 300 mijë shqiptarë që mezi ushqehen 1 herë në ditë dhe me mijëra fëmijë që flenë me barkun bosh për shkak te papërgjegjshmërisë disavjeçare të qeverisë. Koha nuk pret më! Duke e vlerësuar kohën si mjetin më të mirë, kryeministri dhe qeveria e tij duhet të marrin disa masa të  detyrueshme nga ligji.

  1. Mbrojtja e personelit mjekësor me pajisje dhe mjete speciale.
  2. Dezinfektim me shpejtësi në nivel kombëtar për rrugët, mjediset publike dhe ndërtesat jopublike.
  3. Miratimin pa vonesë të paketës social-ekonomike për shmangien e krizës.’ – mbyllet deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *