Vendosni fjalën kyçe....

Si funksionon algoritmi i Facebook?


Nga Ledian Droboniku

Lamtumirë “lirisë” së shprehjes së mendimit.

Tashmë, jo të gjitha postimet “konkurrojnë të lira” për t’u shpërndarë e për t’u parë nga njerëzit, sipas mendimit dhe pëlqimit të tyre personal.

Thelbi i liberalizmit!

Jo!

Tashmë Facebook “zëvendëson” mendimin e njerëzve, duke vendosur ai se cili postim “meriton” të shpërndahet më shumë apo më pak.

Nuk ka ndonjë motivacion zyrtar, (Facebook është privat e nuk i jep llogari askujt, edhe pse vetëquhet <<komunitet>>) por disa deklarata ku justifikohen me teza se: njerëzit nuk kuptojnë mirë se çfarë është e vërtetë e çfarë jo, ose kështu heqim barrën e të menduarit tek njerëzit e thjeshtë duke ua lehtësuar jetën.

Kush ka memorie historie, ndjen pak shije totalitarizmi këtu. Kur ishte nëna parti që i tregonte popullit se çfarë duhet të bënte (ç’thotë partia bën populli, e ç’do populli jep partia). Deri tek modeli flokëve apo gjatësia e fundit.

E në fakt, totalitarizmi nuk vjen vetëm nga majtas por dhe nga djathtas. Por ngjasojnë sepse janë kundër Njeriut!

Ja pse Neo-liberizmi, pasi vrau komunitarizmin po vret dhe vetë liberalizmin. Bashkë me ata që pa dashje e mbrojnë duke përdorur teza liberale. Çdo lloj totalitarizmi vendoset në ekstreme, larg harmonisë dhe ekuilibrit. Çelësi i zhvillimit shpirtëror e material i Njeriut dhe Shoqërisë.

Por fatkeqësisht ekstremet “përqafohen” më lehtë nga turmat sepse është produkt i instiktit e jo arsyes. Ja pse sistemi po bën një regres kulturor tek masat, duke i vetëkënaqur me injorancë e banalitet. Vetëm mbi një njeri të tillë (post-humanizmi) sundimi nuk has Rezistencë të Organizuar!

Ja pse Facebook (si çdo mjet tjetër mediatik sistemik) do përhapë më lehtë postime <<për zbavitje>> e jo ato shkencore, kulturore, filozofike, ekonomike, politike, reflektive e kritike!

Në dukje duket sikur asgjë të keqe që Facebook mbushet me postime mbi kafshët, ushqimin, turizmin, lojra e shfrenime seksuale, rroba, konsumizëm e shopping.

Në dukje nuk nuk ka asgjë të keqe. Asnjëherë nuk ka.

Nëse e keqja duket edhe kafshët arrijnë të mbrohen.

E keqja për Njeriun, vjen gjithmonë pas nië perdeje. Që jo çdokush ka dëshirë ta ngrejë. Shumica shijon spektaklin, deri sa mundet. Deri sa muzika vazhdon.

Prandaj, është në duart e gjithsecilit jo vetëm të informohet por dhe ta ndajë dritën me të tjerët. Thelbi i njeriut. Amaneti i Platonit, ku skllavi kthehet në shpellë për të shpëtuar shokët nga injoranca e sistemit.

Vetëm kështu luftojmë “konsumizmin” e mbajmë gjallë “humanizmin”

P.S.

Bëji like-share-komente postimeve thelbësore, që t’i shohin edhe të tjerët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *