Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Fushë-Krujë pasditen e sotme.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e Shkëlqim Halilit, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri nipin e tij, Julian Halili.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.