Autoritetet greke thanë të shtunën se 38 persona kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusii, duke e rritur numrin në 228.
Ndërsa viktimat në vend deri tani janë 3.
22 nga rastet e reja janë të brendshme dhe nuk kanë udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, në një konferencë për shtyp.
Aktualisht ka 57 pacientë me Covid-19 në spitale, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive.
Tsiodras tha se më shumë se 3,400 mostra të ADN-së janë testuar deri më tani. Të shtunën, qeveria tha se po pezullon të gjitha fluturimet e mbetura për në dhe nga Italia.