Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle në të gjitha farmacitë e Durrësit, e pësojnë dy pronare


Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do merrte masa për ato farmaci që do të rrisnin çmimet e maskave e dezinfektuesve në këtë kohë të vështirë, Policia ka kryer një sërë kontrollesh në qytetin e Durrësit.

Nga këto kontrolle, janë proceduar penalisht dy pronare farmacish në qytetin bregdetar. Ato akuzohen për  “Fshehje të të ardhurave”, pasi u kapën duke shitur medikamente me çmime të rritura në mënyrë fiktiva dhe pa kupon tatimor.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Durrës, kontrolle të befasishme në të gjitha farmacitë, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave.

Finalizohet operacioni i koduar “Medikamenti”.

Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Medikamenti”, në kudër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset:

  1. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke abuzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *