Një grup protestuesish në Ukrainë kanë qëlluar me armë zjarri drejt ambasadës ruse në Kiev, duke goditur çatinë e ndërtesës gjatë një tubimi.
Ngjarja ndodhi të shtunën vonë, pasi një turmë protestuesish kryesisht të ekstremit të djathtë u mblodhën para ambasadës dhe ndezën flakadanë.
Por RT shkruan se në një moment, dikush goditi edhe me armë zjarri, ndërkohë që turma këndonte këngë anti-ruse.
Radikalët nuk arritën t’i vinin zjarrin ndërtesës, por shkatërruan një flamur rus duke e hequr atë përpara misionit rus.
Diplomatët rusë thanë që ata ende do të kontrollojnë ambientet e ambasadës për t’u siguruar që sulmi të mos rezultojë në ndonjë dëm. Misioni rus i OSBE-së, tha se radikalët kishin kërcënuar të sulmonin ambasadën.