Vendosni fjalën kyçe....

Vasili thirrje qytetarëve si mjek: Vetëdiagnostifikimi i gabuar, këshillohuni me mjekët (VIDEO)


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një videomesazh përmes të cilit këshillon qytetarët të kërkojnë ndihmën e mjekëve në rast se kanë simptoma të gripit.

Duke qenë dhe vetë mjek në profesion, Vasili thotë se është e gabuar që qytetarët të vetëdiagnoztikohen. Ai shorehet i shqetësuar me këshillën e një mjeku i cili u ka këshilluar qytetarëve pikërisht këtë – vetëdiagnostifikimin.

“Jam shqetësuar me një mesazh që një përgjegjës urgjence që u ka dërguar qytetarëve që ka të bëjë me vetëdiagnostikim. Asnjëherë mos tentoni të vetëdiagnostikoheni dhe të vetëmjekoheni. Kjo është e rëndë në një ditë të zakonshme por është jashtëzakonisht e rëndë dhe kritike në kohë pandemie. Në çdo rast drejtohuni vetëm tek mjekët. Komunikoni me mjekun e familjes apo numrin 127 dhe duhet të veproni vetëm pasi mjekët t’ju këshillojnë çfarë duhet të bëni.

Dje keni marrë mesazh që të përdornin ibubrofen. Po dje, ministri i Shëndetësisë së Francës këshilloi që të mos e përdorni. Unë u bëj apel që të mos e përdorni pa u këshilluar me mjekët.”- thotë Vasili.

Deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 42. Mes tyre janë edhe dy pjesëtarë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të cilët janë infektuar pasi janë kujdesur për pacientët e sëmurë me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani, janë tre pacientë në kujdes intensiv, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *