Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja i drejtohet qeverisë: Të sqarohet urgjentisht situata e koronavirusit, të shtohen fondet për tamponë dhe setet mbrojtëse

Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të japë sqarime për situatën e koronavirusit.

PD-ja nëpërmjet Mirela Tabakut ka kërkuar që të shtohen fondet për përballimin e situatës me blerjen e kiteve dhe tamponëve për më shumë testime.

Gjithashtu PD-ja ka kërkuar edhe blerje të më shumë seteve mbrojtëse për stafet mjekësore.

Postimi i plotë:

A ka mungesë mjetesh për diagnostikimin e te dyshuarve me koronavirus? Dr. Mirela Tabaku bën analizën e situatës: Kryeministri të sqaroje urgjentisht situatën dhe të shtoje fondet për tamponë, për kite të bërjes së testeve dhe për setet mbrojtëse për stafet mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shendëtesise, në 24 orët e fundit janë testuar vetëm 27 persona të dyshuar ndërkohe që vetëm me kodin “korona” kanë qenë 4468.
Numri i personave që paraqesin ankesa rritet, numri i të testuarëve pakësohet. Çfarë po ndodh Mungojnë tamponet, mungojnë kitet për t’i analizuar me pas mostrat që merren?

Qëndrimi që po mbahet ndaj personave që paraqesin ankesa po arrin kufjtë e jonjerëzores.
Merren mostra nga një numër shumë i kufizuar i personave sipas disa kritereve të përcaktuara, kur zyrtarisht po deklarohen raste pozitive që madje nuk i përmbushin këto kritere. “Numri i personave të infektuar- thotë kryeministri- do të rritet shumë”, por çfarë po bëhet për t’i diagnostikuar ata?

Bazuar nga praktikat me të mira të vendeve që po e kalojnë këtë epidemi, ne besojmë se në këtë situatë duhet të vlerësohen seriozisht të gjithë njerëzit që kanë simptoma të prekjes se rrugeve te frymemarrjes.

Duhet nxituar, mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja te renda.
Presidenti i Venetos ne Itali, Luca Zaia njoftoi : “Do të marrin mostra me tampone madje njerzve qe kalojne në rrugë”, ndersa ne mbetemi me parimin e kryeministrit “kush i shpetoi, shpetoi”.

Ai duhet qe nga zyra e tij e punes te sqaroje urgjentisht situaten, te shtoje fondet per tampone, fondet per kite te berjes se testeve, fondet per gjithe setet mbrojtese per stafet mjekesore. Fakti qe vetem ne 4 rastet e fundit, 2 jane personel shendetesor, tregon mungesen e marrjes se masave qe ne kemi kerkuar me kohe.

Duhet bere gjithshka dhe sebashku! Duhet bere çdo gje sa me pare dhe sa me efikase.

Heronjte tane te sotem nuk duhen lene te luftojne vetem me shpirtrat, trupat e mendjet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *