Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria duhet të marrë masa për kompesimin negativ të COVID-19, propozimet e kryedemokratit


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një dalje publike nga selia blu ka bërë disa propozime qeverisë për të lehtësuar bizneset dhe qytetarët nga bllokimi që shkakton koronavirusi në ekonomi.

Basha ka kërkuar që qeveria të pezullojë shlyerjen e detyrimeve 3 mujore, pezullimin për pgesën e energjisë dhe ujit në zonat ku ka infektime.

Qeveria shqiptare duhet të marrë masa që të kompensohet ndikimi negativ gjatë covid-19, duhet t’i paraprapijmë kësaj situate e jo ta ndjekim pas. Ne kemi propozuar që në datën 3 mars disa masa që mbështesin qytetarët. Situata që po kalojmë kanë impakt të thelle në ekonomi. Frika, mos përballimi i faturave dhe mbyllja e bizneseve sjell pasoja. Biznesi i vogël është motorri i ekonomisë tonë. Qeveria duhet të rishikojë buxhetin për vitin 2020 dhe të marrë masa”-tha Basha.

Propozimet e Bashës për përballjen ndaj koronavirusit:

  1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
  3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
  4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
    Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
  5. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
    Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë ku Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjerë që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në çadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *