Kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa detaje lidhur me personat e shtruar në spitalin infektiv në QSUT, të cilët janë të prekur nga koronavirusi.
Nga 42 të prekur nga Covid-19, Rama thotë se 20 pacientë janë të shtruar në këtë spital, tre prej të cilëve po mbahen në reanimacion dhe njëri prej tyre ka probleme më të rënda me frymëmarrjen.
“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët
10 janë të moshës 60-85 vjeç.
6 janë të moshës 50-60 vjeç.
4 janë të moshës 30-49 vjeç.
Vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi.
Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve.”– shkruan Rama.