Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania mbyll kufijtë për të frenuar koronavirusin


Gjermania është vendi më i fundit që mbyll kufijtë ndërsa kombet evropiane po përpiqen që të frenojnë përhapjen e koronavirusit.

BBC shkruan se Gjermania ka mbyllur mëngjesin e kësaj të hëne kufijtë e saj me Francën, Austrinë dhe Zvicrën për qytetarët, përveç trafikut tregtar.

Franca nga ana tjetër po shqyrton bllokime akoma më të rrepta.

Shifrat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) rendisin 164,000 raste të konfirmuara dhe 6.470 vdekje në të gjithë botën. Gjermania ka regjistruar deri tani afro 5,000 raste të koronavirusit, dhe 12 vdekje.

Situata në Kinë është stabilizuar ndërsa që prej javës së kaluar, tanimë është Europa “epiqendra” e virusit. Për këtë arsye, OBSH u bëri thirrje qeverive të veprojnë në mënyrë agresive për të kontrolluar përhapjen e virusit Covid-19.

Udhëheqësit e kombeve të G7-ës do të zhvillojnë sot një video-konferencë për të diskutuar për një përgjigje të përbashkët ndaj pandemisë së Covid-19.

Bankat qendrore në të gjithë botën, përfshirë Rezervën Federale të SHBA-së dhe ato në Mbretërinë e Bashkuar, Japoni, Kanada dhe Zvicër kanë ulur normat e interesit dhe kanë ndërmarrë masa të tjera për t’u përpjekur për të frenuar krizën ekonomike, por tregjet e aksioneve në Azi dhe në Europë përsëri ranë.

Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton thotë se tani pritet një recesion, me një rritje negative 2-2.5%.

Linjat ajrore gjithashtu po vazhdojnë të zvogëlojnë fluturimet ndërsa bie dhe kërkesa për to.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *