Vendosni fjalën kyçe....

Bashkimi Europian merr vendimin drastik, mbyll kyfijtë me pjesën tjetër të botës


Bashkimi Europian ka vendosur ndalimin e hyrjes të të gjithë shtetasve të huaj, në në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Vetëm rezidentët, anëtarët e familjes dhe personeli thelbësor, ku përfshihen punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ekspertë mjekësorë, do të përjashtohen nga masat, të cilat do të vendosen fillimisht për 30 ditë.

Brukseli gjithashtu ka njoftuar planet për të vendosur korsi të lira, për t’i dhënë përparësi transportit të mallrave mjekësorë, ushqimit dhe shërbimeve të urgjencës.

Duke njoftuar hapat radikalë, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se ato ishin të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

‘Ne duhet të bëjmë më shumë për të ulur presionin e madh në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor. Ne e dimë se gjithçka që zvogëlon ndërveprimin shoqëror gjithashtu zvogëlon përhapjen e virusit. Sa më pak udhëtime, aq më shumë ne mund të përmbajmë virusin.’ – tha ajo në një telekonferencë me drejtuesit e G7-ës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *