Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Milionat nuk bien nga qielli, reagon Vokshi: Nuk ke pse i çon te Vilma Nushi, ndërprit koncesionet


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar lidhur me masat ekonomike që duhet të ndërmarrë qeveria për përballimin e situatës së koronavirusit dhe ndikimin në shëndetësi.

Vokshi i është përgjigjur deklaratave të Ramës i cili u shpreh se “milionat nuk bien nga qielli”. Ish-deputetja i kërkon Ramës që milionat që janë të mos shkojnë te Vilma Nushi dhe koncesionet e ngjashme në shëndetësi.

Milionat vërtetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon.

Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën”-shkruan Vokshi.

Më tej Vokshi thotë se ligji parashikon që “koncesionet e padobishme” si ai i Checkup-it ndërpritet në raste epidemish.

Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e checkup-it të ndërpritet në raste epidemish.

Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërben qytetarëve, duhen ndërprerë!

Jemi në një superepidemi, në një pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij!

Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!”-thotë ish-deputetja në postimin e saj në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *