Një banesë në zonën e Teleferikut në Tiranë është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë ka mbetur i lënduar kryefamiljari.
Zjarri ra në katin e tretë të një pallati dje rreth orës 06:30. Pronari i banesës, 42-vjeçari me inicialet G.Ç, mbeti i lënduar por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 16.03.2020, rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut , në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç, 42 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.