Shkolla jo-publike greke në Korçë ka reaguar sërish për mësuesin i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
Në deklaratën e shpërndarë nga shkolla thuhet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Në njoftim thuhet se kanë rezultuar negative testet për familjarët e mësuesit të infektuar.