Vendosni fjalën kyçe....

Facebook-u u jep punonjësve 1 mijë dollarë shpërblim për të përballuar situatën me koronavirusin


Facebook do i japë stafit të tij 1,000 dollarë shpërblime, për t’i mbështetur ata gjatë periudhës së pandemisë.

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook-, e bëri njoftimin të martën. BBC shkruan se gjigandi i mediave sociale punëson afro 45,000 punonjës me kohë të plotë në të gjithë globin, ndërsa ka edhe me mijëra punonjës të tjerë.

Përveç shpërblimit, punonjësit do të marrin gjithashtu vlerësime më të larta të performancës, duke u siguruar që ata të marrin shpërblimet e tyre të zakonshme dy herë në vit.

Rrjeti social po ofron gjithashtu edhe 100 milion dollarë për të ndihmuar bizneset e vogla të përballen me vështirësitë e krijuara nga pandemia.

Këto do të jenë në formën e granteve të parave dhe kredive të reklamave për të ndihmuar gjatë kësaj kohe sfiduese.

“Ne duam të bëjmë më shumë”– tha shefja zyrtare operative Sheryl Sandberg në një postim në Facebook. “Ekipet në të gjithë kompaninë tonë po punojnë çdo ditë për të ndihmuar bizneset”.

Së bashku me gjigandët e tjerë të teknologjisë, përfshirë Google-in dhe Twitter-in, Facebook ka kërkuar nga stafi që të punojnë nga shtëpia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *