Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për disa orë dhe në sipërfaqe për disa ditë


Sipas një studimi të ri, koronavirusi mund të mbetet infektiv në ajër për disa orë dhe në sipërfaqe deri në disa ditë.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, u përpoqën të imitojnë virusin e depozituar nga një person i infektuar mbi sipërfaqet e një mjedisi shtëpiak ose spitalor, përmes kollitjes ose prekjes së objekteve.

Ata përdorën një pajisje për të shpërndarë një aerosol që dublikonte pikat mikroskopike të krijuara në një kollë ose teshtitje.

Shkencëtarët pastaj hulumtuan se për sa kohë virusi mbeti infektues në këto sipërfaqe. Studimi u publikua të martën në New England Journal of Medicine, në të njëjtën ditë kur rastet e të prekurve të SHBA-së u rritën në 5,200 dhe vdekjet tejkaluan numrin 100.

Testet tregojnë se kur virusi bartet nga pikat e lëshuara të kollitjes apo tështimave, ende mund të infektojë njerëz, për të paktën tre orë.

Në plastikë dhe në çelik inoksi, virusi mund të zbulohet dhe pas tre ditësh. Në karton, virusi nuk ishte infektiv pas 24 orësh. Në bakër, u deshën 4 orë që virusi të bëhej i deaktivizuar.

Ekipi i studimit zbuloi se duhen rreth 66 minuta për gjysmën e grimcave të virusit, që të humbasin funksionin nëse ato janë në një pikëz aerosoli. Kjo do të thotë që pas një ore tjetër dhe gjashtë minuta, tre të katërtat e grimcave të virusit do të deaktivizohen në thelb, por 25% do të jenë akoma të shëndetshme.

Sasia e virusit të qëndrueshëm në fund të orës së tretë do të ulet në 12.5%, sipas hulumtimit të drejtuar nga Neeltje van Doremalen.

Në çelik inoksi, duhen 5 orë e 38 minuta që gjysma e grimcave të virusit të bëhet joaktive. Në plastikë, gjysma e jetës është 6 orë e 49 minuta, ndërsa koha më e shkurtër e mbijetesës së koronavirusit ishte tek bakri, ku gjysma e tij çaktivizohej brenda 46 minutave.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Reuters


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *