Kthehen në vend 20 shqiptarë, të cilët kishin mbetur në kufijtë e Malit të Zi me Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një prononcim për Shqiptarja.com.
“20 shtetas shqiptarë të ngelur në tre pika kufitare, në kufijtë e Malit të Zi me Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë kthehen në shtëpi. Faleminderit kolegëve të Ministrisë së Brendshme malazeze për bashkëpunimin dhe policisë malazeze për shoqërimin deri në kufirin tonë. Një falënderim për Policinë e Shtetit që në këto pak vite ka ndërtuar raporte mirëbesimi dhe respekti reciprok me policitë e vendeve fqinje”, ka deklaruar Hodaj.
Situata e krijuar me koronavirusin e ka bërë të vështirë kalimin e kufijve, me shumë shqiptarë të cilët kanë mbetur në vende të tjera dhe kërkojnë të rikthehen në vend.