Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh biznesit të madh: Dividentin e majmë që morët nga qeveria përdoreni për njerëzit tuaj


Kryeministri Rama deklaroi ditën e sotme se bizneset e mëdha duhet të jenë të fundit që të kërkojnë nga qeveria.

Në një intervistë ekskluzive për News24, ai u bëri thirrje që dividentin që morën vitin e shkuar ta përdorin për njerëzit e tyre.

‘Bizneset e mëdha janë të fundit në radhë për të hapur gojën në kohë lufte, e jo më për të kërkuar gjëra që janë mësuar t’i kërkojnë sa herë bëhet gati buxheti i shtetit. E di unë per kë po flas dhe çfarë po flas, nuk po them se nuk do t’i konsiderojmë por bëjnë mirë që në këtë luftë si të gjithë të pasuri të jenë në krah të popullit dhe jo të xhepit, të jenë në krahë të shtetit, të mos e shohin si bankë alternative shtetin. Që të mos gabohem kanë marrë vitin e shkuar nga dividenti një shumë të madhe, është koha që atë shumë ta vendosin në dispozicion të njerëzve të tyre, të mos blejnë vetura e të bëjnë pushime në vende të shtrenjta të botës.’ – tha kryeministri.

Duke përmendur sërish bizneset kreu i qeverisë deklaroi se deti nuk është bërë kos dhe se vendi është në gjendje lufte si gjithë bota e për këtë arsye duhen marrë masat e duhura për përballimin e situatës.

‘Duke dëgjuar propozime të papërgjegjshme, kërkesa pas kërkesash, nga komuniteti i biznesit. Dua t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë që quhet e tillë dhe nga lider më të mëdhenj të botës. Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar. Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme.’ – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *