Në një kohë që i gjithë vendi është në emergjencë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusit, në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar dje një tender i Bashkisë Tiranë, e cila ka hapur procedurën e konkursit të projektimit ”Hartimi i Planit të Detajuar Vendor të Njësisë Strukturore TR/169, i cili do të mundësojë që të ndërtohen godia për kulturë dhe rekreacion, konkretisht biblotekë dhe Qendër Kombëtare për Fëmijë.
Në njoftim thuhet se “Nëpërmjet këtij konkursi dhe hartimit të Planit të Detajuar Vendor për këtë njësi strukturore, Bashkia e Tiranës synon transformimin urban të hapësirës territoriale të “Gardës të Republikës” nga një hapësirë ekskluzivisht institucionale në një hapësirë përfshirëse për publikun, me godina të cilat funksionet kryesore i kanë të ndërlidhura ngushtësisht me nevojat publike për kulturë dhe rekreacion” shkruhet në dokumentet e shpalljes në Agjencinë e Prokurimeve Publike.
Ky dokument përkufizon termat e referencës për hartimin e Planit të Detajuar Vendor për territorin e njësisë strukturore TR/169 sipas përcaktimeve të Planit të Përgjitshëm Vendor për territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.
Synimi i tenderit është ndërtimi i një kompleksi godinash të integruara në zonën e Gardës së Republikës, ku do të vendosen Biblioteka Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.
Produkti i konkursit do të jenë zgjidhjet e projektimit për zhvillimin e peizazhit të Hyrjes së Parkut të Liqenit dhe disa objekteve me funksion publik në ndërfaqen qytet-natyrë. Konkurrentët e përzgjedhur do të zbulojnë zgjidhjet më të mira të projektimit, duke hulumtuar njëkohësishtedhe bashkëjetesën urbane pranë natyrës”, thuhet në njoftim.
Data e fundit për pranimin e dokumenteve është 27 mars 2020.
Sipas specifikimeve, Konkurrentëve të përzgjedhur u kërkohet të punojnë për të arritur, si më poshtë:
Të studiojnë zonën e konkursit dhe rrethinat e tij, programin e tij hapësinor dhe kontekstinsocial-kulturor
Të studiojnë Parkut të Tiranës, sistemin e hapësirave të gjelbra të Bulevardit “Dëshmorët eKombit” dhe bimësinë e tyre
Të studiojnë programet e objekteve publike që propozohen në ndërfaqe, si edhe funksionimine tyre sot (ekzistueset)
Të studiojnë jetën social-kulturore të kryeqytetit dhe të evidentojnë nevojat për krijimin ehapësirave të reja social-kulturore në ndërfaqen park-qytet
Të hulumtojnë teknologjitë ‘green’ dhe ‘loëcost’ dhe të vlerësojnë aplikimin e tyre përndërtimet publike të programit të konkursit
Propozim për master planin e Hyrjes së Parkut brenda kufijve të zonimit funksional të territorittë konkursit
Propozim për zhvillimin e pejsazhit të Hyrjes së Parkut të Tiranës
Propozim për ide arkitektonike për Hyrjen e Parkut dhe të objekteve publike
Propozim për projekt-ide arkitektonike për objektin e Bibliotekës Kombëtare
Propozim për projekt-ide arkitektonike për objektin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë
Parashikime të përafërta të kostove të secilit propozim
Propozim për një plan veprimi
Çdo zgjidhje duhet të tentojë kufijtë e krijimtarisë duke u përshtatur ndërkohë me kontekstin lokal dhe duke vendosur standarde të larta të projektimit, duke pasur parasysh që në menaxhimin e zhvillimit të zonës hyrja e parkut të ruhet zonë e gjelbër. Biblioteka Kombëtare dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.
Hyrja e Parkut të Liqenit për vite me radhë ka qenë temë e disa nismave projektuese. Ështëkërkuar vazhdimisht mënyra më e mirë për të lidhur qytetin me parkun, nëpërmjet një hapësiretë ndërmjetme, por është kërkuar gjithashtu edhe imazhi, apo emblema e hyrjes në park.
Pikëpyetjet në lidhje me trajtimin e hyrjes së Parkut të Liqenit gjenerojnë direkt nga pozicionimii tij në njërin prej skajeve të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe lidhja direkte me Sheshin“Nënë Tereza”.
Pavarësisht se Parku i Tiranës ndodhet kaq pranë me këto 2 hapësira kryesore tëkryeqytetit lidhja mes tyre mbetet mjaft e dobët. Në zbatim të përcaktimeve ligjore të Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë Tiranë, miratuar me Vendimin Nr. 1, datë 14.04.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit për njësinë strukturore TR/169, si dhe Ligjit 107/2014 dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, nevojës publike dhe të interesit të shprehur nga Ministria e Kulturës për realizimin e një kompleksi të integruar për godinat e Bibliotekës Kombëtare dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Bashkia e Tiranës organizon këtë konkurs të hapur për hartimin e planit të detajuar vendor për njësinë strukturore TR/169.
Przgjedhja e zonës për realizimin e godinave me interes publik është bërë në një nga hapësirat mëinteresante të kryeqytetit, të kufizuara deri tani nga interesi publik, të njohura si mjediset e Gardës së Republikës, pranë parkut të madh, kryesor të kryeqytetit. Njësia strukturore TR/169 me distancë vetëm 1.5 km nga sheshi “ Skëndërbej”, ka një sipërfaqe prej 4.56 ha.
Si rrjedhojë, hartimi i planit të detajuar vendor, është një domosdoshmëri, jo vetëm për përcaktimin e kushteve të zhvillimit, infrastrukturës së nevojshme dhe përdorimeve kryesore që do të realizohen në këtë mjedis gjysmë institucional, por edhe për të përcaktuar kushtet bazë për realizimin e projekteve për godinat e rëndësishme publike për të cilat financohet ky konkurs. Objekt i këtyre termave është organizimi dhe përcaktimi i kushteve bazë për planifikimin e zhvillimit të detajuar sipas përcaktimeve të këtij plani të detajuar vendor, sipas kërkesave kryesore të përcaktuara në këtë dokument.