Vendosni fjalën kyçe....

Shkon 42 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 7 raste të reja ditën e sotme


Ministri i Shëndetësisë të Maqedonisw së Veriut, Venko Filipçe, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë konfirmuar 7 të prekur të tjerë me koronavirus.

Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar, raporton Alsat-m.

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” – shkruan Filpçe.

Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *