Vendosni fjalën kyçe....

Rusia regjistron viktimën e parë nga koronavirusi


Shënohet viktima e parë nga koronavirusi dhe në Rusi. Russia Today shkruan se një grua 79-vjeçare, me probleme të shumta shëndetësore të mëparshme, e cila ishte diagnostikuar me Covid-19 ka ndërruar jetë në një spital në Moskë.

Shkaku i vdekjes ishte pneumonia në sfondin e problemeve të tjera shëndetësore shumë të rënda, duke përfshirë diabeti tip 2, hipertensionin arterial, sëmundjen koronare të zemrës dhe arteriosklerozën ndër të tjera.

Pacientja ishte shtruar në klinikë të premten e kaluar, por më pas u transferua në një spital të sëmundjes infektive disa ditë më vonë.

Testi i saj për koronavirus doli pozitiv dhe gruaja u vendos në izolim dhe iu dha trajtim intensiv për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Autoritetet shëndetësore në Rusi thonë se kanë përpiluar një listë të personave që kohët e fundit kanë patur kontakt me gruan. Të gjithë ata janë vendosur nën mbikëqyrjen mjekësore, por asnjëri deri më tani nuk ka treguar ndonjë simptomë të rëndë të sëmundjes.

Deri më tani në Rusi janë infektuar 147 persona, sipas shifrave zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *