Vendosni fjalën kyçe....

“Friends” viktima më e fundit e koronavirusit, ndërpriten xhirimet e serive të reja


Rikthimi i shumëpritur i serialit “Friends” mund të vonohet për shkak të virusit. Kështu shkruan revista amerikane Variety.

Xhirimet pritej të fillonin javën e ardhshme, por tani janë shtyrë të paktën maj. Sipas revistës, Warner Bros. Television dhe HBO Max nuk pranuan të komentojnë.

Në shkurt u dha lajmi i shumëpritur që gëzoi miliona fansa jo vetëm në SHBA por nga e gjithë bota, që aktorët Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer janë gati të kthehen për një xhirim special.

WarnerMedia thuhet se ka paguar mbi 400 milion dollarë për të drejtat e serialit, duke tejkaluar Netflix. Nielsen kishte raportuar më parë se shfaqja ishte një nga më të shikuarat në Netflix.

Mirëpo situata e krijuar nga koronavirusi Covid-19, sikurse ka ndryshuar stilin e jetesës për të gjithë njerëzit dhe ka bllokuar lëvizjes në shumë shtete të botës, ka ndërprerë dhe xhirimet e serive të reja speciale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *