Vendosni fjalën kyçe....

“Kujdes me masat e sigurisë, jepni dënime alternative ose shtyjini ku ka mundësi” – Udhëzimi i Prokurorisë së Përgjithshme


Prokuroria e Përgjithshme, ka shpërndarë udhëzimet për prokuroritë në vend lidhur me masat proceduriale që duhet të ndjekin ato ldihur me situatën e krijuar në vend nga koronavorusi.

Sipas njoftimit me disa pika, prokuroritë këshillohen që të  bëjnë kujdes me masat e sigurisë që do kërkojnë ndaj të akuzuarve për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu këshillohen që në rastet kur ekziston mundësia e shtyrjes së dënimit apo e dhënies së dënimeve alternative, të zbatohet.

Udhëzimi

Masat procedurale sipas fazave të procedimit penal

Drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, vlerësojnë gjendjen, problematikën dhe nevojat e marrjes së masave procedurale në lidhje me ushtrimin e ndjekjes penale në njësitë administrative që mbulon prokuroria që ai/ajo drejton, si dhe në zbatim të kompetencave të parashikuara në ligj vendosin marrjen e masave procedurale për bërjen kujdes sipas fazave të procedimit penal, siç mund të jenë:

  1. Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, në zbatim të kushteve dhe kritereve ligjore që garantojnë sigurinë e nevojshme personale të personit të arrestuar në flagrancë apo ndaluar ose të personit nën hetim, dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
  2. Në fazën e diskutimeve përfundimtare në gjykimet e themelit vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për të kërkuar caktimin e dënimeve alternative të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
  3. Në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale të formës së prerë, vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjor për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri;

nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.

Në zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen drejtuesit e Prokurorive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *