Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet festivali i filmit në Kanë


Një tjetër event i rëndësishëm për industrinë e filmit është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19. Është fjala për festivalin e filmit në Kanë, në Francë.

Reuters shkruan se festivali prestigjoz i filmit po merr masa paraprake për shkak të pandemisë.

Organizatorët e eventit më të madh vjetor të kinemasë, të planifikuar të zhvillohet në datat 12-23 maj, thanë se ata po mendojnë ta shtyjnë festivalin deri në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Ishte e pamundur që ky event të mos shtyhej, duke marrë parasysh përhapjen e koronavirusit dhe masat që ka marrë qeveria franceze për ta frenuar atë.

Të shtunën, kryeministri i Francës, Eduard Philippe, urdhëroi mbylljen e të gjitha restoranteve, kafeneve dhe kinemave për të luftuar virusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *