Vendosni fjalën kyçe....

Provimet kombëtare për arsimin bazë nuk do të shtyhen


Shqetësimeve të shumë nxënësve rreth procesit mësimor apo edhe provimeve të klasës së 9-të dhe maturës i është përgjigjur Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Shahini tha se nuk sheh asnjë arsye për shtyrjen e provimeve kombëtare për sistemin parauniversitar.

Shumë nxënës po na pyesin nëse do shtyhen provimet kombëtare me që shkollat janë të mbyllura. Duke qenë se mësimi online dhe RTSH po vijon, nuk shohim arsye që të shtyjmë provimet kombëtare si për klasën e 9-të edhe provimet e maturës”-tha Shahini ditën e djeshme.

Më tej ministrja u bëri thirrje nxënësve që të konsultohen me udhëzuesin me modele pyetjesh të provimeve kombëtare për lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Matematikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *