Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja i bën 3 kërkesa kryeministrit Kurti për të shmangur mocionin e mosbesimit


Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar tre kërkesat që i ka bërë kryeministrit Albin Kurti, duke i dhënë mundësinë që të shmangë mocionin e mosbesimit në Kuvend.

Në një reagim në Facebook, LDK-ja shkruan se Kurti duhet të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, të rikthejë në detyrë ish-ministrin e Brendshëm, Agim Veliu si dhe të kërkojë ndjesë për shkarkimin e tij pa u konsultuar me LDK-në.

‘Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.’, thuhet në njoftimin e LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *