Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Nuk kemi nevojë për eksperimente, por respektoni kufizimet


Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar sot, masat e marra nga qeveria shqiptare, në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19. Ai foli për gazetarët nga qendra e dhurimit të gjakut, në Kishën Katolike.

“Kjo është një krizë e re dhe jo vetëm për ne, por edhe vende të tjera. Ju keni parë që  kanë ndryshuar udhëzimet e OBSH, qasja e vende të ndryshme. Cdo ditë do të përmirësohet mekanizimi reagues e parandalues, izolues dhe për këtë duhet bashkëpunim i të gjithëve dhe solidaritet i të gjithëve.”- tha presidenti.

Meta u ka bëri thirrje gjithë shqiptarëve të respektojnë rregullat dhe kufizimet e vendosura, pasi sipas tij, nuk janë privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.

“Të respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur cdo qytetar dhe cdo sjellje e pakujdeshme mund të rezultojë fatale, po e shohim se ca ndodh në Italinë që është me sistem shëndetësor shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperiemnte. Ndaj respektoni gjithë udhëzimet e autoriteteve të Shëndetit Publik, por edhe kufizmet që janë vënë se janë në interes të të gjithëve dhe çdo qytetari, jo privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.”- tha Meta.

I pyetur nëse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë, Meta tha se kjo do të ndodhë në kohën e duhur.

“Do të ndodhë në kohën e duhur por duhet të kutpijmë që edhe policia dhe ushtria është në funksion të garantimit të rregullit dhe disiplinës që I mbron qytetarët nga pakujdesia dhe është një mundësi për të dhënë ndihmën në cdo rast të domosdoshëm. Kjo nuk përballohet vetem me mjekë e infermierë por angazhim të gjithë strukturave.”– tha presidenti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *